Veç 6 anëtarë për vëzhgimin e zgjedhjeve, delegacion i Këshillit të Evropës vjen në Kosovë më 27 dhjetor

 

 

Një delegacion prej 6 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre nga Turqia, do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në një një njoftim për media thuhet se “delegacioni do të takohet me udhëheqës dhe përfaqësues të partive kryesore politike (përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor”.

Gjithashtu theksohet se një ekspert i Komisionit të Venedikut – grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.Një konferencë për shtyp është planifikuar të hënën, më 29 dhjetor në orën 14:00, një ditë pas zgjedhjeve, transmeton KFVA,

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…