Trump arrin marrëveshje me 9 kompani farmaceutike për uljen e çmimeve të barnave

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar këtë të premte një marrëveshje historike me nëntë kompani të mëdha farmaceutike për uljen e çmimeve të ilaçeve. Kjo masë synon të lehtësojë kostot për programin Medicaid, që mbështet qytetarët me të ardhura të ulëta, si dhe për pacientët që paguajnë me para në dorë.

Sipas administratës amerikane, marrëveshjet do të sjellin “kursime masive” për ilaçet më të përdorura, duke e afruar çmimin e tyre me nivelin e vendeve të tjera të pasura. Aktualisht, pacientët amerikanë paguajnë deri në trefish më shumë për barnat krahasuar me vendet e zhvilluara.

Detajet kryesore të marrëveshjes:

Siç shkruan Reuters, kompanitë do të ofrojnë çmime të barabarta me ato të vendeve të tjera të pasura për barnat e reja.

Merck do të shesë ilaçet për diabet Januvia dhe Janumet me ulje deri në 70% për konsumatorët amerikanë. Kompanitë do të investojnë mbi 150 miliardë dollarë në kërkim dhe prodhim brenda SHBA-ve. Disa kompani do të dhurojnë përbërës ilaçesh për rezervën strategjike amerikane.

Në këmbim, ato do të përfitojnë përjashtim trevjeçar nga tarifat doganore.

Pfizer, AstraZeneca, Eli Lilly, Novo Nordisk dhe EMD Serono kishin arritur marrëveshje më herët, ndërsa Regeneron, Johnson & Johnson dhe AbbVie pritet të ndjekin të njëjtën rrugë.

Analistët theksojnë se Medicaid përfaqëson vetëm rreth 10% të shpenzimeve për ilaçe në SHBA, por uljet e çmimeve pritet të kenë ndikim të ndjeshëm edhe në tregun më të gjerë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…