Serbia vazhdon t’i mbajë të bllokuara fondet për librat e nxënësve në Luginë

 

 

Përpos 1 milion eurove të ndara nga Kosova e që Serbia nuk po lejon që të shpërndahen për bujqit shqiptarë në Luginë të Preshevës, vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe gati 305 mijë euro të destinuara për furnizimin me tekste shkollore për nxënësit shqiptarë. Kjo sjellje po vlerësohet e pa-pranueshme nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë.

1 milion euro, të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndarë për bujqit shqiptarë që jetojnë në Luginë të Preshevës, pas gati dy viteve nuk kanë arritur në llogaritë e tyre.

Ato kanë mbetur të bllokuara në llogarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar për shkak të bllokadave ligjore, të cilat i ka sjellë në rrugë Serbia.

Këtë problem e ka ngritur gjatë shtatorit në Bruksel edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, për çka pala serbe e kishte braktisur takimin.

Por, kjo nuk është bllokada e vetme të cilën Serbia e ka vendosur ndërmjet Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Nga Zyra e Bislimit kanë konfirmuar se Serbia akoma nuk i ka zhbllokuar as fondet për tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë.

“Megjithatë, pagesa përkatëse prej 304,511.16 euro, e destinuar për furnizimin me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar disa herë radhazi nga Banka Popullore e Serbisë. Mjetet po refuzohen pa dhënë asnjë arsye ligjore, teknike apo rregullatore nga pala serbe. Ky është një model i qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme dhe transparente për komunitetin shqiptar në Luginë”, ka thënë – Klisman Kadiu – këshilltar i Zv. Kryeministrit.

Kjo sjellje e Serbisë karshi shqiptarëve në Luginë po vlerësohet e papranueshme nga përfaqësuesit politike atje, si dhe në kundërshtim me parimet e BE-së.

“Kjo e fundit ka ngritur sigurisht ka ngritur alarmin edhe më shumë sa i përket mbështetjes së nxënësve, sepse është komplet e palogjikshme ngase ky detyrim është i institucioneve të Republikës së Serbisë, pra do të duhej që institucionet e Republikës së Serbisë t’i ofronin tekstet mësimore pa kosto, megjithatë Republika e Kosovës e ka ndje përgjegjësinë kombëtare për t’i siguruar së paku tekstet mësimore andaj edhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë – Ragmi Mustafi – ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në buxhetin e vitin 2026 për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Republika e Kosovës ka linjë të veçantë buxhetore e cila kap vlerën e 4 milionë eurove./

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…