SBASHK: Qeveria duhet t’u japë nxënësve laptopë, e jo të subvencionojë librat

 

 

Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se Ministria e Arsimit do të duhej që në vend të librave, të ndante laptopë për nxënësit.


Sipas tij, po të blihej kompjuterë për klasë në vend të blerjes së teksteve shkollore, do të ndihmonte edhe në buxhetin e shtetit.

Ymeri ka thënë se kalimi i blerjes në formë individuale ka shkaktuar dëm të madh të buxhetit.

“Ministria ndoshta do të duhej të mendonte që të mos i paguajë librat në këtë formën se si po i paguan një nga një prindërit, por të blejë mjete digjitale, ndonjë kompjuter për klasë, pra tekstet shkollore të kalojnë në digjitalizim. Dhe ai nxënës që ti ia blen një herë një pajisje elektronike përafërsisht me shumën që e ndan për dy vjet, ai e përdor për 8-9 vjet. Të gjitha mjetet tjera që shfrytëzohen, pra rreth 20 milionë shfrytëzohen në mënyrë jo të duhur për tekstet shkollore dhe të shkosh nëpër klasë e sheh se një numër i madh i nxënësve nuk i kanë blerë librat, i kanë huazuar. Kalimi i bërjes me shumicë në formë individuale mendoj se ka shkaktuar një dëm të madh të buxhetit”, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…