Qeveria në detyrë nis procedurat për ngritjen e memorialit të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në Itali

 

 

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë Hora  të arbëreshëve në Itali.

Kurti tha se ky projekt është në kuadër të nismave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komunitetit arbëresh. Ai bëri të ditur se projekti është donacion i qeverisë për arbëreshët në Itali.

“Në kuadër të nismave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komunitetit arbëresh, veçanërisht në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe si pjesë e rëndësishme e historisë sonë të përbashkët, Qeveria e Kosovës inicion hapat për thellimin e këtij bashkëpunimi duke nisur hapat për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë Hora e Arbëreshëve në Itali. Ky projekt do të jetë donacion i qeverisë sonë për arbëreshët në Itali.

Është bërë themelimi i Komisionit për këtë projekt, i cili do të hartojë programin dhe kriteret dhe grupit të artistëve për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në Hore të Arbëreshëve”, tha Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…