Pacientja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 12 vjeçare – Policia jep detaje

 

 

Një vajzë rreth 12 vjeçe ka vdekur në rrethana ende të panjohura në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se të enjten rreth orës 16:00, Stacioni Policor ka pranuar informatën për vdekjen e një pacienteje në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë. Menjëherë pas njoftimit, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nga mjeku përgjegjës i repartit, në cilësinë e dëshmitarit, ishte konfirmuar se viktima ishte pranuar për trajtim më 17 dhjetor rreth orës 23:50, ndërsa një ditë më vonë, rreth orës 15:55, kishte vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Stacionit Policor Prizren, si dhe Njësia e Hetimeve Rajonale. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si hetim i vdekjes.

“Me datën 18.12.2025, rreth orës 16:00, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se një paciente kishte humbur jetën në rrethana ende të panjohura. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Nga mjeku përgjegjës i repartit, në cilësinë e dëshmitarit, është marrë konfirmimi se viktima, gjinia femërore, rreth 12 vjeçe, ishte pranuar për trajtim më 17.12.2025, rreth orës 23:50, ndërsa më 18.12.2025, rreth orës 15:55, kishte ndërruar jetë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente të Stacionit Policor Prizren, si dhe Njësia e Hetimeve Rajonale. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si hetim i vdekjes dhe trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Rasti, për hetime të mëtejme, i është kaluar Hetimeve”, tha Bytyqi.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…