Njohja nga Bahamas, Kurti i jep kredit Osmanit dhe partnerëve të Kosovës

 

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes së Republikës së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Sipas Kurtit, viti 2024 ishte viti i liberalizimit të vizave dhe i pasaportës së Kosovës, ndërsa viti 2025 po shënon një kapitull të ri me njohje të reja ndërkombëtare, pas një periudhe të gjatë stagnimi.

Ai ka uruar qytetarët për këtë arritje, duke shprehur mirënjohje të veçantë për presidenten Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët ndërkombëtarë për angazhimin e tyre.

“Kosovës po i shtohen miqësitë e reja dhe, bashkë me to, edhe mundësitë e bashkëpunimit. Mezi presim që njohjen e ndërsjellë ta kthejmë në një partneritet të sinqertë me shtetin dhe popullin e Bahamas”, ka deklaruar Kurti.

Bahamas është shteti i katërt që e njeh Kosovën gjatë këtij viti dhe i 121-ti në total që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…