Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi i reagon Bërnabiqit: Kosovën e ka njohur në thelb Vuçiqi, merruni me këtë

 

 

Anëtari i Presidencës së Lëvizjes “Evropa Tani” dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviq, i ka reaguar kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas një deklarimi të saj rreth vendimit të Malit të Zi për njohjen e Kosovës.

Pejoviq ka deklaruar se Kosovën e ka njohur në thelb presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Gjithçka për të cilën po shkruani ka ndodhur në kohën kur pikërisht Maroviq, si nënkryetar i DPS-it në pushtet, ndikonte në politikat shtetërore dhe në vendimmarrje. Me gjasë, ai ju ka obliguar me këtë, prandaj tani e mbroni dhe reagoni në mënyrë kaq të pakontrolluar kur, në kuadër të respektimit të sundimit të ligjit që ju e theksoni, tani kërkohet edhe dorëzimi i tij. Në fund të fundit, Kosovën ua ka njohur në thelb presidenti juaj – merruni me këtë, ndërsa nga ne pushoni pak”, ka shkruar Pejoviq në reagimin e tij.

Kjo përgjigje e Pejoviqit vjen pas deklaratave të Bërnabiqit se Mali i Zi, duke e njohur Kosovën, ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara, por edhe respektin themelor ndaj Serbisë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…