Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, mblidhet Këshilli i Mandateve

 

 

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Shqipëri është mbledhur me dyer të mbyllura për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizim për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Prokurorët e SPAK, Dritan Prençi, kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, dhe prokurorja Dorina Bejko mbërritën në Kuvend së bashku pak para se të niste mbledhja.

Mësohet se Balluku nuk është e pranishme në mbledhje por përfaqësohet nga avokati i saj, raporton Euronews.al, transmeton KFVA.

Në relacionin e dorëzuar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, SPAK ka renditur edhe arsyet se përse kërkon arrestimin e saj.

Në mbledhjen e sotme, zv.kryeministrja ka të drejtë të paraqitet vetë ose me avokat mbrojtës për t’u mbrojtur.

Rregullorja e Kuvendit nuk parashikon një afat se kur duhet të mbyllet shqyrtimi ndërsa nga mbledhja e fundit e Këshillit, ka maksimumi dy javë kohë për hartimin e raportit, i cili duhet të votohet në seancën e parë plenare.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Ballukun, ndërkohë që nuk mori në shqyrtim ankesën për pezullimin nga detyra, për t’i dhënë kohë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi ankimin e kryeministrit Rama.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…