Lajme Sport

Dhunë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, tifozët hyjnë në fushë dhe ndërpresin ndeshjen

 

 

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.

Një konflikt mes lojtarëve eskaloi shpejt, duke u shoqëruar edhe me përfshirjen e tifozëve, çka e bëri situatën të pakontrollueshme.

Pas incidenteve, skuadra e Teutës u largua nga fusha e lojës. Gjyqtari i takimit, Eldorjan Hamiti, u detyrua gjithashtu të largohej nga fusha pas hyrjes së tifozëve gjatë momentit të përplasjes.

Për shkak të situatës së krijuar, ndeshja u ndërpre për disa minuta, por si përfundim u mor vendimi aktualisht pritet vendimi që sfida të vazhdonte pa tifozë.

Një episod i ndodhur në minutën e 67-të, teksa ishte Teuta ajo që po fitonte me shifrat 0-1.