Aksioni që e tronditi vendin– Ku i çuan miliona eurot e buxhetit të Kosovës ish-ministri dhe 6 personat e tjerë

 

 

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), dje ka zhvilluar një aksion të madh nga ku u arrestuan shtatë persona, në mesin e tyre edhe ish-zyrtarë të shtetit, shkruan KFVA.

Prokuroria ka treguar se shtatë të dyshuarit për korrupsion dhe mashtrim kishin dëmtuar shtetin miliona euro.

“Si pasojë, vetëm në rastin e fundit i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro, ndërsa në tërësi dëmi ende nuk ka mundur të përcaktohet, por dyshohet se arrin vlerë milonëshe”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Në raportin e Policisë për rastin thuhet se të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer 9900 euro.

Kush është ish-ministri dhe kryetari i Gjykatës të arrestuar për korrupsion?

Ish-ministri i Tregtisë, Fadil Ismajli dhe kryetari i Gjykatës, Jovica Mitrovic, u arrestuan dje gjatë aksionit antikorrupsion.

Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë (8) vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore.

Si pasojë, vetëm në rastin e fundit i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro, ndërsa në tërësi dëmi ende nuk ka mundur të përcaktohet, por dyshohet se arrin vlerë milonëshe.

Në këtë mënyrë, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremë.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të vendoset masa e paraburgimit për shtatë të dyshuarit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…