Abdixhiku: Programi i LDK-së parasheh rritje pagash, investime të mëdha dhe projekte infrastrukturore

 

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vullnetarët e kësaj partie do ta shpërndajnë programin qeverisës të LDK-së në të gjithë Kosovën.

Abdixhiku ka thënë se programi i LDK-së është më i miri që ka ndonjë parti politike në vend, duke theksuar se ai përfshin rritje të ndjeshme të pagave në sektorin publik. Sipas tij, programi parasheh rritje page për rreth 80 mijë të punësuar, ku mësuesit do të paguhen me 1 mijë euro, policët dhe zjarrfikësit me 900 euro, ndërsa mjekët me 1 mijë e 200 euro.

Ai shtoi se programi i LDK-së synon edhe punësimin dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në sektorin e teknologjisë informative, si dhe garantimin e punës për secilin të sapodiplomuar, me pagë prej 500 euro, në gjashtë muajt e parë.

Sipas Abdixhikut, programi përfshin edhe përkujdesje për pensionistët. Ai tha se pensionet do të rriten çdo vit, me 200 euro në vitin e parë, 250 euro në vitin e dytë dhe 300 euro në vitin e tretë të qeverisjes.

Abdixhiku theksoi se programi i LDK-së është edhe zhvillimor, duke përfshirë ndërtimin e një centrali të ri me gaz, stadiumit të ri kombëtar, spitalit të ri, si dhe projekte të mëdha infrastrukturore që, sipas tij, kanë munguar në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit.

Ai deklaroi se në qeverisjen e tij do të realizohet Autostrada e Gjilanit, e cila, sipas tij, është lënë në stagnim, si dhe do të përfundojnë rrugët për Pejë, Mitrovicë dhe Gjakovë.

Abdixhiku ka bërër thirrje që të duksutohet sa më shumë për programe dhe sa më pak për ndarje e përçarje.

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…