Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së të vendosin për asetet e ngrira ruse

 

 

Presidenti i Ukrainës i ka paralajmëruar udhëheqësit e Evropës se një marrëveshje duhet të arrihet deri në fund të vitit.

Sipas mediave të huaja, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje udhëheqësve të BE-së në një samit vendimtar që të bien dakord urgjentisht për një kredi shumëmiliardë euroshe nga paratë e ngrira ruse për të financuar nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës.

Ukraina është vetëm disa muaj larg mbarimit të parave të gatshme dhe Zelensky tha se pa një injeksion deri në pranverë, Ukraina “do të duhet të zvogëlojë prodhimin e dronëve”.

Pjesa më e madhe e aseteve të Rusisë në BE me vlerë 210 miliardë euro (185 miliardë paund; 245 miliardë dollarë) mbahen nga organizata me seli në Belgjikë, Euroclear. Deri më tani, Belgjika dhe disa shtete të tjera anëtare kanë thënë se janë kundër përdorimit të parave të gatshme si një “kredi dëmshpërblimi”.

Rusia i ka paralajmëruar udhëheqësit e BE-së të mos përdorin paratë e saj, por kryeministri polak Donald Tusk tha se ata duhet të “ngrihen në lartësinë e kësaj situate”, shkruan KFVA.

Samiti i Brukselit vjen në një moment vendimtar të luftës dhe Rusia ka ngritur një padi kundër Euroclear në një gjykatë të Moskës, në një përpjekje për të marrë paratë e saj mbrapsht.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…