Tensione e përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë

 

 

Skena kaotike mëngjesin e të enjtes në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje për të bllokuar seancën. Fillimisht ata bllokuan disa prej ulëseve të ministrave, në përpjekje për të mos lejuar ceremoninë e betimit të Avokatit të ri të Popullit, Endrit Shabani, por ai gjithsesi u betua mes flakadanëve, duke u larguar nga salla pasi i dhuroi një puthje deputetëve opozitarë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Klevis Balliun dhe Flamur Nokën nga seanca, por sërish nuk u arrit të vihej qetësia. Në këto kushte, socialistët vijuan me votimin e projektligjeve që ishin në rend të ditës, teksa demokratët bënin thirrje kundër qeverisë, Kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, raporton A2cNN.

“Ne duam zbatimin e ligjit. Kushtetuta dhe ligji janë feja jonë politike. Sillni këtu Lubi Ballukun. Mos u bëni avoketër të terroristit. Ergys Agasi është terrorist, ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij. Po luftojmë për ligjin këtu, po luftojmë për Kushtetutën. Ndaj dhe silleni Lubinë këtu që të dëshmoni se jeni të vendosur t’i nënshtroheni ligjit. Por jo vidh e ik. Kjo nuk mund të ndodhë më. Sillni terroristin Gys Agasi. Doni parlament, sillni të dy para ligjit. Po luftojmë për ligjin këtu.

Ne po luftojmë për ligjin këtu. Nuk ka parlament. Nuk ka vidh e ik këtu. Ne jemi të vendosur të mbrojmë ligjin dhe Kushtetutën. Sillini këtu para ligjit dhe parlamentit, t’i shohin qytetarët. Këshilltari i Palloshit të gjatë ka marrë dy persona peng. Shkoni dhe lexoni dosjen”, tha Berisha.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…