Shefi i ushtrisë britanike: Gjasat për një sulm rus të vogla, njëjtë si Liverpool ta fitojë Premier League

 

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, Richard Knighton, ditët e fundit pati një paraqitje në radio për t’iu drejtuar publikut britanik rreth mundësive për një konfrontim direkt me Rusinë. Ai bëri një krahasim interesant kur foli për gjasat e një sulmi nga Rusia, përcjell Gazeta KFVA.


Marshalli Knighton paralajmëroi popullin britanik se duhet të jetë i gatshëm për çfarëdo provokimi që mund të vijë dhe se Britanisë i duhen më shumë njerëz për të luftuar në çfarëdo eventualiteti.

Megjithatë, sipas shefit të ushtrisë britanike, ekspertët britanikë i cilësojnë gjasat e një sulmi të drejtpërdrejtë rus si mjaft të vogla për momentin, diku rreth 5%.

”Duhet të jemi realë për kërcënimin. Tani për tani, gjasat që Rusia ta sulmojë Britaninë cilësohet të jetë e vogël, kjo i bie më pak se 5%. Por, këto janë gjasat e njëjta që Liverpool ta fitojë Premier League, sipas bastoreve në fundjavë, pra jo zero”, tha kreu i ushtrisë.

 

Edhe pse jo sulm direkt, Knighton tregoi se Britania është shumë shpesh cak i sabotazheve ruse sulmeve kibernetike, prandaj edhe rreziku për një konfrontim klasik me Rusinë nuk është larg të mundshmes.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…