SHBA-ja godet një tjetër anije në Paqësorin Lindor, vriten 4 persona

 

 

Ushtria amerikane kreu të mërkurën një sulm ndaj një tjetër anijeje të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor Lindor, duke vrarë katër persona, sipas Komandës Jugore të SHBA-së. Katër persona mbetën të rarë.

“Më 17 dhjetor, me urdhër të @SecWar Pete Hegseth, Forca e Përbashkët e Detyrës Southern Spear kreu një sulm kinetik vdekjeprurës ndaj një mjeti lundrues të operuar nga Organizata Terroriste të Përcaktuara, në ujëra ndërkombëtare,” shkroi SOUTHCOM në platformën X.

SOUTHCOM shtoi se asnjë pjesëtar i forcave amerikane nuk u lëndua gjatë sulmit.

Sulmi i së mërkurës shënon të dytin këtë javë, pasi SHBA-ja të hënën goditi tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor Lindor, duke vrarë tetë persona.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…