Murati përpiqet të hedhë hi syve për aferat e VV’së: Ua kemi shpu dorën me gjilpanë

 

 

Pas publikimit të bisedave skandaloze të kryeshefit të Ibër-Lepencit, që u bënë pjesë e asaj që tashmë po cilësohet si afera më e re e Vetëvendosjes  “WhatsApp”, në mbrojtje ka dalë ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, shkruan Gazeta KFVA.


Në vend që të adresojë përmbajtjen e bisedave dhe dyshimet për keqpërdorime e ndikime politike në ndërmarrjen publike, Murati ka zgjedhur një tjetër linjë mbrojtjeje, ‘statistikat financiare’.

Ai publikoi të dhëna për performancën e kompanisë së ujësjellësit “Ibër-Lepenci”, duke pretenduar se ndërmarrja ka qenë me humbje për vite me radhë, derisa Vetëvendosje ka ardhur në pushtet.

“Sa herë që i dëgjoni piskamat e tyne, dijeni që pa dashje ua kemi shpu me gjylpanë dorën që e kanë pasur të futur në thes, teksa kemi qenë duke e qepur thesin e shqyer. Kjo më poshtë është performanca financiare e Ibër-Lepencit në 10 vitet e fundit. Siç edhe shihet, ndërmarrja vetëm prej vitit 2022 e këtej ka filluar të operojë me fitim, kurse të gjitha vitet tjera paraprake ka operuar me humbje 3-4 milionë euro në vit”, shkroi Murati.

Ndërkohë lidhur me këtë aferën e re të Vetëvendosje, në një konferencë për media kanë dalur sot edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…