Letra misterioze e mbështjellë me peshqir e Safonov – si portieri i PSG-së “lexoi” Flamengon dhe priti katër penallti

 

 

Para fillimit të penalltive në finalen e Intercontinental Cup mes PSG-së dhe Flamengos, portieri i skuadrës parisiene, Matvey Safonov, u pa duke biseduar me stafin teknik dhe më pas mori një shënim të fshehur, të mbështjellë në një peshqir.

Në letër kishte udhëzime konkrete mbi drejtimet se ku lojtarët e Flamengos pritej të gjuanin penalltitë.

Safonov e mbajti shënimin me vete gjatë gjithë serisë së penalltive, pa e lëshuar asnjë moment deri në fund. Dhe plani funksionoi në mënyrë perfekte.

Portieri rus u shndërrua në heroin absolut të PSG-së, duke pritur plot katër nga pesë penalltitë e lojtarëve të Flamengos dhe duke i siguruar skuadrës franceze fitoren pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe vazhdimet.

Performanca e Safonovit jo vetëm që shpëtoi PSG-në pas gabimeve të Ousmane Dembele dhe Bradly Barcolas nga pika e bardhë, por edhe tregoi rëndësinë e analizës, përgatitjes dhe detajeve të vogla që vendosin trofe.

 

Në fund, letra “sekrete” dhe qetësia e portierit bënë diferencën.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…