Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë

 

 

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar lidhur me heqjen e pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e mirëpritur vendimin.

Ajo theksoi se këto masa nuk duhej të ishin vendosur kurrë ndaj Kosovës.

Kearns kujtoi se Lista Serbe zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet komunale, ndërsa paramilitarët e mbështetur nga Serbia kanë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it gjatë vitit 2023.

Kearns përmendi gjithashtu sulmin në Banjskë, ku një forcë paramilitare e udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq – e cila është trajnuar në baza ushtarake serbe dhe ka përdorur armë të ushtrisë serbe, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Deputetja britanike theksoi se sanksionet ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe çdo masë e mbetur duhet të hiqet.

Ajo shtoi se fokusi duhet të jetë sjellja para drejtësisë e Radoiçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe forcimi i sigurisë së përbashkët në rajon dhe orientimi i Kosovës drejt një të ardhmeje euro-atlantike.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…