Ish-ministri i arrestuar për korrupsion dhe dallavere me prona është Fadil Ismajli

 

 

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, është arrestuar të enjten në mbrëmje pas një aksioni të Policisë në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Speciale.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se shtatë të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit mashtrim, armëmbajtje pa leje.

“Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar : F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi ndër të tjera me masa të veçanta hetimore. Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.”, njoftoi Prokuroria.

Me vendim të Prokurorisë Speciale shtatë personat  e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar: – rreth 20 mijë (20.000) euro para të gatshme,  armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme dhe pajisje elektronike.


Për aksionin ka njoftuar  edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha se të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Përpos ish-ministrit Ismajli në mesin e të arrestuarve janë edhe gjyqtari mbikqyrës i Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Graçanicë, zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve dhe zyrtari i ATK G.L

Sveçla ka thënë se grupi dyshohet se përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…