Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në Hagë: Jack Smith, një turp

 

 

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, ka reaguar “X” lidhur me vizitën e kryeministri të Shqipërisë Edi Rama në Hagë.

Grenell ka shkruar se Rama ka të drejtë dhe se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i bëhet një padrejtësi.

Sipas Grenellit, Jack Smith është një turp, duke shtuar se se Rama ka të drejtë.

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan ai, të enjten.

Edi Rama ka udhëtuar të enjten drejt Hagës, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në Hagë nga Gjykata Speciale.

Ai pas vizitës tha se “komandantin” e gjeti në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt.

Pos tjerash, Rama shtoi se me Thaçin folën për familjet, miqtë e përbashkët, Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pati çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia dërgoi këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin, sipas Ramës, me të qeshur Thaçi e quan “institut”.

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë”, ka shkruar ai.

Ai tha se nuk di çfarë të thotë për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Evropës demokratike.

“Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë”.

“Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pese vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor”, ka shkruar Rama.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…