Bayern Munich do të transferojë kapitenin e Barcelonës

 

 

Barcelona po hyn në afatin kalimtar të dimrit me disa dilema të hapura, ndërsa pritet që një ose dy emra të rëndësishëm të largohen nga “Camp Nou”. Një prej tyre është kapiteni Marc-André Ter Stegen, i cili po sheh gjithnjë e më seriozisht mundësinë e një ndarjeje të përkohshme nga klubi katalanas.

Pas rikthimit në fushë pas disa muajsh mungesë, në ndeshjen e së martës të Kupës së Mbretit ndaj Guadalajaras, situata e portierit gjerman mbetet e ndërlikuar. Aktualisht, ai renditet i treti në hierarkinë e portës te kryesuesit e La Ligës, pas Joan García dhe Wojciech Szczesny, duke e bërë shumë të vështirë sigurimin e minutave të rregullta.

Me Kupën e Botës që do të zhvillohet verën e ardhshme në horizont, Ter Stegen e konsideron jetike aktivizimin e vazhdueshëm për të ruajtur statusin e titullarit me Gjermaninë. Nën drejtimin e Hansi Flick, shanset e tij për të luajtur mbeten minimale, pasi do të aktivizohej vetëm në rast mungesash të dy portierëve përpara tij.

Në këtë kontekst, një largim në janar shihet si zgjidhja më logjike. Sipas “Mundo Deportivo”, Ter Stegen po bëhet gjithnjë e më i hapur ndaj një transferimi dhe tashmë ka disa opsione konkrete në tryezë. Bayern Munich është shfaqur si një alternativë surprizë javët e fundit, ndërsa interes ka edhe nga AS Monaco, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Manchester United dhe Besiktas.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk do t’i vendosë pengesa largimit të tij dhe është e gatshme të miratojë një huazim, nëse kjo është dëshira e portierit. Çdo një nga klubet e interesuara mund t’i ofrojë Ter Stegen rolin e titullarit për pjesën e dytë të sezonit, duke e bërë vendimin për të ardhmen e tij edhe më të hapur.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…