Kosovë Lajme

Abdixhiku prezanton sot programin e LDK-së në Gjakovë, Rahovec e Malishevë

 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot tubim në Gjakovë, Rahovec e Malishevë.

LDK-ja ka njoftuar se në tubimet elektorale të sotme, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, do të prezantojë programin politik dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Postimi i plotë:

Shihemi sot në Gjakovë – Rahovec – Malishevë!✌️

Në tubimet elektorale të sotme, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për të prezantuar Programin politik dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe plot shpresë.

Në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë, përveç programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve tanë nga këto qytete, njerëz të dëshmuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe përgjegjësi.

Sot, ejani të gjithë, qytetarë, aktivistë, familjarë e miq;
ejani për ta dëgjuar programin,
ejani për ta dhënë mbështetjen tuaj.

Zgjidh shpresën! 💙

🤝 Le të bëhemi bashkë për shtetin, për Kosovën tonë!
Eja dhe bëhu ndryshimi!
VOTO 123 – LDK ✌️