Më shumë vranësira kalojnë ditën e mërkurë, por nuk do të mungojnë as intervale me diell, derisa mjegulla që formohet ultësirave mund të largohet orëve të pasdites.
Aty këtu nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale zbresin deri në -2 e 0C. Maksimalet gjatë ditës 5C e 7C, derisa pjesëve ku mjegulla mund të ketë qëndruar më gjatë do të jenë më të ulëta. Dominojnë qetësitë, ndërsa ditën frynë erë e lehtë jugore 1-4m/s.
Të enjten ka gjasa të ketë më shumë intervale me diell, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 10C. Më vonë gjatë natës sërish ultësirave formohet mjegull, që po pritet të qëndrojë më gjatë, edhe ditëve vijuese, përgjatë fundjave. Temperaturat minimale sërish zbresin në vlera negative -2C e -4C, e ato maksimale më të ulëta, prej 5C, zonave me mjegull, 0C e 2C. Qetësitë vazhdojnë të jenë më dominante, njofton Mendimi për Motin.






