Të dhëna katastrofike – Sarajeva edhe këtë mëngjes ka ajrin më të ndotur në botë

 

 

Sarajeva edhe këtë mëngjes kryeson listën e kryeqyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqtetin e Bosnje-Hercegovinës arrin vlerën 396, raporton klix.ba.

Pas Sarajevës renditet Lahori i Pakistanit, ku indeksi i cilësisë së ajrit është regjistruar 297, ndërsa në Delhin e Indisë 284.

Përqendrimi i grimcave PM2.5 këtë mëngjes në Sarajevë është 53 herë më i lartë se vlera vjetore referuese e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga IQAir, situata më e keqe është regjistruar nga stacioni matës në Saraj Polje, ku është matur vlera 533.

Në Otoka është matur 366, në Bjelave 384, në Ilidža 282, ndërsa pranë Vijeçnicës 170.

Në Sarajevë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Pasdite pritet një zvogëlim i pjesshëm i vranësirave.

Paradite herë pas here është e mundur shi i lehtë, me temperaturë ditore rreth 9 gradë Celsius. /T

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…