Shitja e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye për Kosovën, kompania amerikane “AM General” jep detaje

 

 

Kompania e njohur për automjetet taktike të lehta dhe zgjidhjet e mobilitetit, AM General ka njoftuar se ka finalizuar një kontratë trevjeçare, të tipit Shitje Direkte Komerciale (DCS), me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për Sistemet HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), si dhe për kamionë mbështetës nga familja e automjeteve HUMVEE, pjesë këmbimi, dhe shërbime trajnimi/ mirëmbajtjeje, shkruan KFVA,

“Me krenari njoftojmë shitjen e suksesshme të HUMVEE Hawkeye për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, një dëshmi e angazhimit tonë për të ofruar zgjidhje moderne për nevojat e ushtrisë së sotme” tha John Chadbourne, Zv/President Ekzekutiv i Zhvillimit të Biznesit në AM General.

“Ky sistem përfaqëson qëndrueshmëri, shumëfunksionalitet dhe teknologji të avancuar, duke siguruar që forcat e armatosura të Kosovës të pajisen me mjetet më të mira për të mbrojtur dhe shërbyer. Presim të vazhdojmë partneritetin me entitete të mbrojtjes në mbarë botën, duke ofruar automjete që rrisin efektivitetin operativ dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin e AM General në Linkedin.

HUMVEE Hawkeye është i pajisur me Teknologjinë Soft Recoil, e cila mundëson integrimin e një topi 105mm mbi platformën e fortë dhe të testuar në betejë HUMVEE. Kjo lejon vendosjen, qitjen dhe zhvendosjen e sistemit brenda 90 sekondave – duke rritur mbijetesën kundrejt zjarrtë artilerisë kundërshtare krahasuar me sistemet tradicionale të tërhequra.

Përveç HUMVEE Hawkeye, FSK do të marrë gjithashtu ambulanca, kamionë komandimi dhe kontrolli, si dhe kamionë të tjerë mbështetës, të cilët mundësojnë krijimin e një baterie të plotë artilerie dhe vendosjen e kapaciteteve të qitjes indirekte për FSK-në. Dorëzimet pritet të fillojnë brenda dy viteve të ardhshme.

HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS) është sistem i artilerisë së lëvizshme që kombinon një obuz 105 mm me një automjet të lehtë ushtarak (HMMWV/HUMVEE).

Automjeti është i lehtë dhe i shpejt. Pas sulmit largohet shpejt, dhe ka kosto më të ulët të mirëmbajtjes.

Zakonisht duhet ekip i vogël 2-3 persona. Mund të përdoret municion standard 105 mm i NATO-s.

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…