Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke mbyllur njërin sy ndaj disa aferave korruptive e që nuk janë të vogla, u lavdërua duke thënë se jemi “më të mirët” në rajon sa i përket ‘perceptimit’ të korrupsionit, shkruan Gazeta KFVA.
Duke zgjedhur të harrojë aferat korruptive brenda vet institucioneve, e në veçanti aferën korruptive të Rozeta Hajdarit të MINT’it për rezervat e shtetit, Osmani e cila tani publikisht mbështet VV’në, e ngriti në qiell duke lavdëruar qeverinë edhe për luftën kundër korrupsionit.
“Aktualisht, për sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit, ne kemi nivelin më të ulët në rajon. Këto janë disa nga çështjet për të cilat kemi punuar fort.”, tha Osmani për Euronews që kurr s’tha gjë për Hajdarin e VV’së që po gjykohet për rastin “Rezervat shtetërore.”
Se ekonomia është llom dhe që as investitorët e huaj s’po guxojnë të ia mësynë Kosovës, e që për veç 6 muaj u mbyllën 700 biznese kanë alarmuar njohësit e fushës.
Por Presidentja Osmani këtij fakti i referohet se “jemi më të mirët” në rajon sa i përket reformave ekonomike.
Presidentja e VV’së duke i konsideruar si “detyra shtëpie” që duhet bërë, e relativizoi goxha shumë humbjen e një viti kohë të sorollatjes së VV’së, ‘herë atë të enjte e herë këtë të enjte’, duke e zhytur Kosovën në kolaps të thellë politik.
“Sa i përket reformave ekonomike, sërish, sipas raporteve vjetore që marrim nga Bashkimi Europian, ne jemi më të mirët në rajon. Në aspektin e reformave administrative, jemi më të mirët në rajon.Natyrisht, ka ende disa gjëra dhe disa detyra shtëpie që duhet t’i përfundojmë, por mendoj se nëse nuk do të kishte komplikime politike që nuk kanë të bëjnë fare me reformat, ne do të kishim qenë absolutisht vendi kryesor në rajon deri tani”, tha ajo.






