Debat edhe për motin – 20 gradë, demantohet zyrtari i ASHNA për temperaturat që do të mbizotërojnë

 

 

Meteo Kosova, një platformë meteorologjike në vend, ka demantuar menaxherin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sherif Gosalci, i cili paralajmëroi temperatura ekstreme në natën e ndërrimit të vitit.

Gosalci në një postim në profilin e tij në Facebook kishte thënë se në ndërrimin e motmoteve në Kosovë do të ketë temperatura deri në – 20 gradë.

“Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri  – 20°C!”, kishte thënë ai.

Por, Meteo Kosova thotë se këto parashikime nuk qëndrojnë.

“Bazuar në parashikimet tona dhe në të dhënat nga burimet meteorologjike globale, nuk parashikohen kushte të tilla ekstreme për vendin tonë”, ka thënë Meteo Kosova.

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…