Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Bastisje në një lokacion në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe fishekë

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme ka realizuar bastisje në një lokacion në Skenderaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe fishekë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës,  janë sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Një person ka përfunduar në pranga.

Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

“Policia në Skenderaj, mbi dyshime të bazuara, ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj. Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj.

Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ka njoftuar policia.