Aksidenti fatal në Angli, vdes futbollisti 21-vjeçar

 

 

Një futbollist i ri ka vdekur në Angli pas një aksidenti rrugor ku u përfshi. Bëhet fjalë për Ethan McLeod, lojtar i ekipit Macclesfield, që militon në kategorinë e gjashtë të futbollit anglez.

21-vjeçari vdiq pas një aksidenti të rëndë. Sipas raportimeve, McLeod po kthehej nga ndeshja në transfertë e skuadrës së tij ndaj Bedford, kur mbrëmjen e së martës, më 16 dhjetor, ndodhi aksidenti fatal.

Vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht nga klubi i Macclesfield përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

McLeod i kishte nisur hapat e parë në futboll te akademia e Wolverhampton, ku u bashkua që në moshën shtatëvjeçare.

Në janar të vitit 2023 ai firmosi kontratën e parë profesionale me Wolves. Rreth një vit më vonë u largua nga klubi pa debutuar me ekipin e parë.

Wolverhampton ka njoftuar se do të mbajë një minutë heshtje në ndeshjen ndaj Brentford, të shtunën më 20 dhjetor.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…