Abdixhiku: Kjo qeveri ka vjedhur, ndarë tenderë dhe kapur ndërmarrje në WhatsApp

 

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot në Klinë ku është bërë prezantimi i kandidatëve të LDK-së dhe programit qeverisës, ka adresuar një sërë çështjesh që, sipas tij, dëshmojnë dështimin dhe korrupsionin e qeverisë aktuale.

Kreu i LDK-së ka ngritur gjithashtu shqetësimin për, siç tha ai, nivelin e lartë të korrupsionit qeveritar, duke theksuar se sot korrupsioni serioz në Kosovë po realizohet përmes grupeve në WhatsApp.

“Të fshehur pas populizmit dhe patriotizmit të rremë, kanë vjedhur në WhatsApp, kanë ndarë tenderë në WhatsApp dhe kanë kapur ndërmarrje publike në WhatsApp”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka deklaruar se koha për një qeveri të përgjegjshme, të pastër dhe të guximshme për vendime të mëdha zhvillimore po afron, duke shtuar se LDK-ja ka ekipin e duhur për këtë ndryshim.

Abdixhiku ka përshëndetur edhe vendimin e Gjykatës Supreme, e cila shpalli të paligjshme nenet e një vendimi qeveritar që obligonin pensionistët të dëshmonin çdo gjashtë muaj se janë gjallë.

“Kjo nuk është reformë e shtetit, por poshtërim i qytetarëve që e ndërtuan këtë vend”, ka deklaruar ai, duke e quajtur qeverinë aktuale dembele dhe të papërgjegjshme.

Në këtë kuadër, Abdixhiku ka prezantuar dy kandidatët e LDK-së nga Klina: Shqipe Pantina, magjistre e Shkencave Politike, me numër 45, dhe Astrit Desku, doktor shkence në fushën e Teknologjisë Informative dhe inovacionit, me numër 54.

“Në Klinë, ne i kemi njerëzit për këtë ndryshim. Ekipi ynë është dallimi ynë”, ka përfunduar Abdixhiku.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…