Botë Lajme

Zelensky: Shkova në Kupyansk për t’i treguar botës se Putini po gënjen

 

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka shkuar personalisht në Kupyansk për t’i treguar botës se Putini po gënjen. Ai theksoi se shkoi në frontin e Kupyansk dhe u takua me ushtarët ukrainas të cilët i përgëzoi për punën e tyre.

“Falënderoj çdo njësi, të gjithë ata që po luftojnë këtu dhe të gjithë ata që po shkatërrojnë pushtuesin”, tha ai.

Zelensky shkoi në Kupyansk, një qytet strategjikisht i rëndësishëm në rajonin e Kharkiv, 3 ditë më parë, ndërsa Moska pretendoi se trupat ruse kishin marrë kontrollin e qytetit.

Kremlini pretendoi se videoja e Zelensky-t në Kupyansk është filmuar më 23 shkurt 2022, një ditë para fillimit të pushtimit rus.