Turqia rrëzon një dron që iu afrua nga Deti i Zi

 

 

Turqia rrëzoi një dron që iu afrua hapësirës së saj ajrore nga Deti i Zi, tha ministria e mbrojtjes.

Incidenti vjen pas paralajmërimit të Turqisë javën e kaluar për përshkallëzim në Detin e Zi, pas sulmeve ruse ndaj porteve ukrainase që dëmtuan tre anije mallrash në pronësi turke.

Në një deklaratë, ministria tha se avionë luftarakë F-16 turq dhe të NATO-s u vunë në gatishmëri për të siguruar hapësirën ajrore turke pas zbulimit të dronit, raporton Reuters.

U përcaktua se droni ishte jashtë kontrollit dhe u rrëzua në një zonë të sigurt, shtoi ministria në deklaratën e së hënës, pa dhënë hollësi për llojin apo origjinën e tij.

Sulmet ndaj porteve ukrainase ndodhën disa ditë pasi Moska kërcënoi se do ta “shkëpuste Ukrainën nga deti”, pas sulmeve të Kievit që dëmtuan tre cisterna të “flotës hije” që po shkonin drejt Rusisë për të eksportuar naftën e saj në Detin e Zi.

  • Shkrime të ngjashme

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…

    I deklaroi rrejshëm për t’i ikur tatimit, Dogana kap barna rreth 49 mijë euro

    Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash, për të cilën gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik janë konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike. Sipas Doganës, mallrat ishin deklaruar si lëndë…