Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka publikuar një video nga zyrat e KQZ-së, ku shkel hapur Ligjin e Përgjithshëm të Zgjedhjeve.
Në rreth pesë minutat e videos, Krasniqi tregon hap pas hapi procesin e votimit me postë dhe nuk ngurron të tregojë se si duhet të votohet Vetëvendosje.
“KQZ përmes postes së shpejt do të dërgojë në adresën tuaj një zarf të tillë. Brenda tij do të gjeni fletëvotimin, zarfin kthyes dhe zarfin e fshehtësisë”, thotë Krasniqi, duke nisur udhëzimin e tij politik brenda një institucioni të pavarur kushtetues, shkruan KFVA.
Më pas, ai tregon hapin e dytë dhe nxjerr lapsin për të votuar Vetëvendosje, duke treguar qartë ku duhet bërë tik-u ose X-i. Video ka shkaktuar reagime për mungesën e neutralitetit dhe shkeljen e ligjit nga një anëtar i KQZ-së.
E në video s’heziton si të ishte në shtëpin e tij Krasniqi të sqarojë me radhë halat se si duhet të votohet VV’ja.






