Një 13-vjeçar nga Fushë Kosova dyshohet se është dhunuar nga një person të cilin e kishte njohur në “TikTok”.
Gazeta merr vesh se i dyshuari për rastin është një 17-vjeçar nga Ferizaj.
Gjithashtu mediumi merr vesh se rasti është raportuar nga shkolla ku vijon mësimet 13-vjeçari nga Fushë Kosova.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës thanë se prokurori i shtetit po mbledh informacionet dhe provat për hetimin e rastit në fjalë.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se prokurori i shtetit ka pranuar një informacion të tillë në lidhje me këtë çështje. Aktualisht, çështja në fjalë është në fazën preliminare të grumbullimit të informacioneve dhe provave të tjera, të cilat do të shërbejnë per vijimin e procedures se metejshme hetimore. Kjo çështje penale i takon Procedurës për të mitur, andaj kufizimi i informacioneve jane konfidenciale”, tha zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltërina Shala.






