Deputeti gjerman: Rusia ka grumbulluar 360 mijë trupa pranë vendeve të NATO-s

 

 

Rusia grumbullon trupa pranë vendeve anëtarë të NATO-s – paralajmëroi deputeti gjerman për kërcënimin e drejtpërdrejtë.

Rusia ka dislokuar rreth 360 mijë trupa pranë kufijve të NATO-s, sipas deputetit të Bundestagut gjerman dhe ekspertit të mbrojtjes Roderich Kiesewetter, i cili foli për kanalin ntv.

Ish-koloneli ushtarak gjerman tha se këto forca përbëhen nga dy korpuse ushtarake të vendosura në Bjellorusi, të afta për të goditur vendet e NATO-s.

Kiesewetter theksoi se, falë një ekonomie të orientuar nga lufta, presidenti rus, Vladimir Putin po trajnon qindra mijëra ushtarë që nuk po përdoren fare në luftën kundër Ukrainës.

Ai i quajti naive shpresat se Kremlini do të “vijë në vete”.

Deputeti paralajmëroi se vitet 2026–2027 mund të jenë më të rrezikshmet.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…