Kosovë Lajme

Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

 

 

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në Obiliq.

Sipas njoftimit të Komunës, në shkollën “Pandeli Sotiri”, një punëtor përgjegjës ka harruar të lëshojë ngrohjen, me ç’rast ka qenë e detyrueshme të ndërpritet procesi mësimor për shkak të të ftohtit.

Njoftim:

Njoftohen prindërit dhe nxënësit se në SHFMU” Pandeli Sotiri” sot mësimi është ndërprerë për shkak të një lëshimi nga punëtori përgjegjës për ngrohje.

Për këtë situatë Drejtoria e Arsimit në komunë është njoftuar me vonesë.
Institucioni ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor nē ditët nē vijim.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!

Zyra për Informim,Obiliq.