Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Policia po e heton vdekjen e një gruaje në Suharekë: U dërgua pa shenja jete në QKMF

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Suharekë është dërguar pa shenja jete në QKMF.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, njofton Policia.