Një vajzë 10-vjeçare ka mbetur e vdekur nga sulmi i së dielës në plazhin “Bondi” në Sydney, përcjell Reporteri.net.
Matilda, viktima më e re nga sulmi i djeshëm në Australi ishte “një fëmijë i zgjuar, e gëzueshme dhe plot energji”, thotë njëra nga mësueset e saj.
“Dje, teksa po festonte Hanukën, jeta e saj e re u ndërpre tragjikisht. Kujtimi i saj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona,” shkruan mësuesja në një faqe GoFundMe që ajo ka hapur për familjen e vajzës 10-vjeçare.

Për rastin dyshohen babë e bir. Njëri nga ta vdiq gjatë përleshjes me policinë, ndërsa djali është në gjendje kritike.
Nga ky sulm mbetën të vrarë 15 persona.






