Lëkundje 3.2 Rihter zgjuan Kosovën, drejtori i Sizmologjisë jep detaje

 

 

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, tha se tërmeti që goditi sot Kosovën, nuk kishte potencialin të rrezikonte qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.

Tërmeti u ndje më fortë në zonën Viti-Gjilan, në afërsi të Kllokoti, dhe sipas Mustafës, tërmeti kishte magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit , transmeton KFVA.

Bazua në të dhënat që ISK-ja ka publikuar, thellësia hipoqendrore ishte 7 kilometra.

Njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…