Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kosova për në Shqipëri, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është kryer më 15 dhjetor 2025 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar më herët nga Policia e Kosovës, pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të natyrës së organizuar, përkatësisht “përfshirje në grup të strukturuar kriminal”.
Autoritetet bëjnë të ditur se ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.






