Botë Lajme

“As s’po mund të dal jashtë”, flet personi që ka emrin e njëjtë me sulmuesin 24-vjeçar në Sydney

 

 

Një shtetas pakistanez që jeton në Sidney, i cili ka të njëjtin emër me njërin nga të dyshuarit për sulmin në plazhin “Bondi”, thotë se ka frikë për jetën e tij pasi është bërë shënjestër e publikimit të të dhënave personale në internet, përcjell KFVA.

Konsullata e Përgjithshme e Pakistanit ka publikuar një video të një burri me emrin Naveed Akram, i cili tha se persona në internet kanë marrë fotografi nga llogaria e tij në Facebook dhe kanë pretenduar se ato i përkasin sulmuesit 24-vjeçar me të njëjtin emër.

“Dua t’ua bëj shumë të qartë të gjithëve se ai nuk jam unë dhe se nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen apo me atë person – bëhet fjalë për një person tjetër,” tha Akram në video.

“Jam shumë i stresuar dhe shumë i frikësuar nga kjo. As nuk mund të dal jashtë në mënyrë të sigurt. Thjesht kërkoj ndihmën e të gjithëve për ta ndalur këtë propagandë.”

Akram gjithashtu e dënoi sulmin, duke thënë se ishte “e tmerrshme” që “kaq shumë njerëz janë vrarë”.