Vodhi telefon, laptop, këpucë e çanta – arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë

 

 

Një person, shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari në një lokal ka vjedhur një telefon, një llaptop, 18 palë këpucë, 5 çanta dhe 15 shishe alkooli.

Njoftimi:

“Prishtinë / 12-13.12.2025 – 20:00-07:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka vjedhur në një lokal një telefon, një llap top, 18 palë këpucë, 5 çanta, 15 shishe alkooli. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

 

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…