Tronditet Australia: Krejt çka dihet deri tash për sulmin atje

 

 

Një ngjarje e rëndë e ka prekur Sydneyn e Australisë sot.

Policia e Uellsit të Ri Jugor e ka konfirmuar se 11 persona janë vrarë në një sulm me armë zjarri në Bondi Beach, që kishte në shënjestër komunitetin hebre, ndërsa 29 persona janë dërguar në spital, përfshirë edhe një fëmijë, raporton BBC.

Një aktivitet që po mbahej në plazh për të shënuar fillimin e Hanukkah kishte më shumë se një mijë pjesëmarrës, sipas policisë.

Disa mjete shpërthyese të improvizuara u hoqën nga një automjet aty pranë, të cilin policia thotë se lidhen me “autorin”.

Sulmet masive me armë janë të rralla në Australi, dhe kjo e bën incidentin “edhe më tronditës”, ka deklaruar kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns.

Një sulmues është vrarë, ndërsa një i dyshuar i dytë ndodhet në gjendje kritike, sipas policisë.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, e ka përshkruar sulmin si “një akt të keq antisemitizmi, terrorizëm që ka goditur në zemër të kombit tonë”

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…