Mjegull në disa komuna të Kosovës, policia apelon shoferët t’u përmbahen këtyre këshillave

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë.

Prandaj, Policia apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të kenë kujdes.

Postimi i plotë:

KUJDES, SHOFERË!

MJEGULLA PARAQET RREZIK NË KOMUNIKACION

Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë.

Policia apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë këto këshilla:

Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës;

Mos përdorni dritat me rreze të gjata;

Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll;

Mbani krahun e djathtë të rrugës;

Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë.

Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët!

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…