Kurti në radion e shqiptarëve në Zvicër: LDK më refuzoi, pastaj vazhdoi ngërçi në Kuvend

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sërish për ngërçin që u krijua disa muajsh në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se LDK e refuzoi, dhe pastaj vazhdoj ngërçi në Parlament.

“I dërgova letër kryetarit të LDK-së, nëse nuk gaboj me datë 5 maj, mirëpo kjo u refuzua dhe më pastaj vazhdoi ai ngërçi në konstituimin e Kuvendit, patëm shumë kohë të humbur me çrast duhet të them nga gjithë ata muaj”, ka thënë Kurti për Albradio në Zvicër, shkruan KFVA,

“Nuk e pranuan Albulena Haxhiun, nuk e pranuan votimin e fshehtë, nuk e pranuan për kryetare të Kuvendit, Donika Gërvallën, nuk e pranuan Hekuran Muratin, nuk e pranuan Arbërie Nagavcin, e pranuan Dimal Bashën për herën e dytë”, ka thënë Kurti.

Ai poashtu ka folur edhe për dështimin për ta zgjedhur Qeverinë, pasi nuk i kishte 61 vota sa janë të nevojshme.

“Më pastaj erdhëm tek zgjedhja e qeverisë, unë nuk i mora votat e nevojshme, isha pesë deputetë mangu, në vend të 61 i kishim 56, por dëshironim të bënim çmos të mos përsëriteshin zgjedhjet. Ofruam edhe emrin e dytë Glauk Konjufcën, por edhe ai mori vetëm 56 vota”, ka deklaruar Kurti.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…