E rëndë: Shkon në 16 numri i të vdekurve nga sulmi në Sidnei të Australisë

 

 

Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga sulmi vdekjeprurës në Sydney të Australisë, ku mes tyre raportohet të jetë edhe një fëmijë.

Mediat australiane raportuan se ndërsa njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë parkingut Campbell Parade, kalimtari u zhvendos drejt tij. Ndërsa të shtënat vazhduan, një burrë i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë përdori automjetet e parkuara si mbulesë, duke u zhvendosur me kujdes në parkingun e makinave.

Kur iu afrua në një distancë të afërt, shtetasi u sul drejt personit të armatosur, e rrëzoi përtokë dhe u përfshi në një përleshje fizike me të, derisa arriti t’ia rrëmbente armën dhe ta paralizonte. Më pas, duke e drejtuar armën drejt autorit të krimit, e detyroi të tërhiqej drejt një ure fqinje, ku dyshohet se ndodhej një bashkëpunëtor i dytë.

Sipas ‘BBC’, Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, thotë se ka qenë “një ditë shumë e trishtueshme” për të gjithë ndihmësit e parë “të cilëve iu desh të përballeshin me rrezikun kur shumë njerëz po iknin”.

Ai thotë se shërbimet e emergjencës kishin ndërmarrë një operacion masiv në përgjigje të të shtënave.

“Kishim situata ku policia drejtonte ambulanca në mënyrë që më shumë njerëz në pjesën e pasme të mund të merrnin kujdesin që u nevojitej”, deklaroi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…