Vajza e komandant Strugës: UÇK ishte një ushtri çlirimtare që luftoi për liri, jo ushtri pushtuese

 

 

Shqipdona Mazari, vajza e Komandant Strugës, ka mbajtur një fjalim tejet emocionues në protestën e organizuar në Shkup, ku ka kërkuar liri për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ajo ka theksuar se UÇK-ja nuk ishte një ushtri pushtuese, por një ushtri çlirimtare që luftoi për liri.

Shqipdona ka theksuar se UÇK-ja ishte përgjigja e një populli që nuk e pranoi kurrë zhdukjen dhe asnjëherë nuk ka pranuar të bëhet i nënshtruar.

“Të nderuar të pranishëm, shqiptarë nga të gjithë trojet shqiptare, bashkëluftëtar të kujtesës sonë historike. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të artikuluar fjalë, por pë të rikthyer në vetëdijen tonë të përbashkët një kapitull të shenjtë të historisë sonë”.

“Çdo fytyrë këtu është gurthemel i lirisë sonë. Unë si bij dëshmori qëndrojë para jush me një emocion, ndjenjë përgjegjësi dhe plagë e pashërueshme. Emocioni im është simfoni krenarie. UÇK-ja është përgjigja e një populli që nuk e pranoi kurrë zhdukjen dhe ata që e udhëhoqën nuk ishin kurrë kriminel”, tha ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…