Rusia bombardoi tre anije turke, reagon Erdogan për betejën në Det të Zi

 

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pasi u takua me homologun rus, Vladimir Putin në Turkmenistan, ndihet optimist në përfundimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai tha se dëshiron të diskutojë planin për paqe edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Paqja nuk është larg, ne e shohim atë”, tha lideri turk në një deklaratë gjatë kthimit nga udhëtimi, raporton reuters.

Gjatë bisedimeve, Erdogan theksoi rëndësinë e një armëpushimi të kufizuar, veçanërisht për të mbrojtur infrastrukturën e energjisë dhe portet.

Ai tha se Deti i Zi nuk duhet të shihet si një fushë beteje, sepse një gjë e tillë do të dëmtonte si Rusinë ashtu edhe Ukrainën.

Udhëheqësi turk gjithashtu theksoi nevojën që rrugët detare të jenë të sigurta për lëvizje.

Ndryshe, Rusia raportohet se ka sulmuar dy porte ukrainase, duke dëmtuar tre anije të pronarëve turq, përfshirë një anije që transportonte ushqime – një zhvillim që nxit përpjekjet diplomatike për të ruajtur sigurinë detare dhe për të ulur tensionet.

  • Shkrime të ngjashme

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…

    I deklaroi rrejshëm për t’i ikur tatimit, Dogana kap barna rreth 49 mijë euro

    Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash, për të cilën gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik janë konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike. Sipas Doganës, mallrat ishin deklaruar si lëndë…