Policia: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksidentin e djeshëm në autostradë

 

 

Dy gra nga Shqipëria kanë vdekur pas një aksidenti tragjik që ndodhi mes veturës ku ishin ato dyja dhe një kamioni që po transportonte mallra. Kështu ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrugës nga Prizreni.

Ndërkaq, i lënduar ka mbetur edhe shoferi i kamionit, i cili mori tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Njëra nga viktimat vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra fillimisht u dërgua në Emergjencën e Prizrenit e më pas u nis drejt QKUK-së, por atje ka mbërritur pa shenja jete.

“Autostrada Ibrahim Rugova, 12.12.2025 – 07:40. Si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një kamioni, dy femra shtetase të Shqipërisë që kanë qenë në veturë, kanë humbur jetën. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i kamioni mashkull kosovar i cili është dërguar për trajtim mjekësor’.

‘Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…